Bota

Rrëzohet avioni në juglindje të Moskës, humbasin jetën 71 persona

Një avion rus u rrëzua këtë të diel vetëm 10 minuta pas ishte ngritur nga një aeroport i Moskës. Avioni u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, në jug lindje të Moskës.
Mes 71 personave që humbën jetën ishte edhe 29-vjeçarja Anastasia Slavinskaya, e cila punonte si stjuardesë. Mes viktimave është edhe kolegu i saj Sergey Gambaryan, 34 vjeç.

Zyrtarët rusë thanë se 65 viktimat dhe 6 anëtarët e bordit të avionit nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Dëshmitarët u shprehën se kishin parë rrënojat nën flakë të avionit teksa binin nga qielli në një hapësirë të mbuluar nga dëbora.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga zona ku kanë rënë pjesë të avionit të shkatërruar që në ajër. Shkaqet e rrëzimit të tij janë ende të paqarta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button