🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,715 ▲0.12%
DOW 51,447 ▼0.13%
NASDAQ 26,949 ▲0.05%
NAFTA 94.02 ▲2.02%
ARI 4,312 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,892 ▲ +1.1% ETH $2,699 ▲ +1.56% XRP $1.5344 ▲ +2.44% SOL $117.7300 ▲ +3.02%
S&P 500 7,715 ▲0.12 % DOW 51,447 ▼0.13 % NASDAQ 26,949 ▲0.05 % NAFTA 94.02 ▲2.02 % ARI 4,312 ▼0.16 % S&P 500 7,715 ▲0.12 % DOW 51,447 ▼0.13 % NASDAQ 26,949 ▲0.05 % NAFTA 94.02 ▲2.02 % ARI 4,312 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kosova

RrGK kërkon që nevojat e qytetarëve të prioritizohen në Buxhetin 2027

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u ka dërguar anëtarëve të kuvendeve komunale rekomandime lidhur me hartimin dhe miratimin e Buxhetit Vjetor 2027, duke kërkuar që fondet publike të orientohen drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.

RrGK, që përfshin 106 organizata të grave, ka kërkuar që komunat të sigurojnë financim të mjaftueshëm për Qendrat për Punë Sociale, me theks të veçantë te mbështetja për gratë e mbijetuara të dhunës, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e tjerë të shërbimeve sociale.

Ndër rekomandimet kryesore është planifikimi i buxhetit për së paku dy punonjës socialë shtesë, të certifikuar për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore, si dhe krijimi i një fondi emergjent për rastet që kërkojnë mbështetje të menjëhershme.

RrGK kërkon gjithashtu investime në zgjerimin e shërbimeve të kujdesit për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe rritjen e numrit të psikologëve shkollorë dhe asistentëve personalë.

Në rekomandime përfshihet edhe sigurimi i produkteve menstruale në shkolla, përmirësimi i qasjes së grave në zonat rurale në shërbime shëndetësore, përfshirë kujdesin shëndetësor riprodhues, si dhe subvencione dhe grante të dedikuara për gratë në bujqësi.

RrGK kërkon po ashtu përmirësimin e transportit publik në zonat rurale dhe investime në infrastrukturë të qasshme e të sigurt, duke përfshirë ndriçimin publik, trotuaret dhe rampat.

Një tjetër rekomandim lidhet me rritjen e alokimeve buxhetore për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në sport dhe aktivitete të tjera komunale.

RrGK ka rikujtuar komunat për detyrimin ligjor për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha fazat e planifikimit, miratimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të buxhetit.

Sipas RrGK-së, Buxheti Vjetor 2027 duhet të shoqërohet me Aneksin e Buxhetit Gjinor, i cili duhet të përmbajë analizë gjinore, të dhëna të ndara sipas gjinisë, objektiva për avancimin e barazisë gjinore dhe alokime buxhetore të lidhura me këto objektiva.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kuvendet dhe qeverisjet komunale gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të Buxhetit Vjetor 2027. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.