☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,705 ▼0.01%
DOW 51,335 ▼0.34%
NASDAQ 26,921 ▼0.06%
NAFTA 94.74 ▲2.8%
ARI 4,300 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,382 ▲ +0.4% ETH $2,684 ▲ +0.81% XRP $1.5397 ▲ +2.72% SOL $117.2400 ▲ +2.64%
S&P 500 7,705 ▼0.01 % DOW 51,335 ▼0.34 % NASDAQ 26,921 ▼0.06 % NAFTA 94.74 ▲2.8 % ARI 4,300 ▼0.42 % S&P 500 7,705 ▼0.01 % DOW 51,335 ▼0.34 % NASDAQ 26,921 ▼0.06 % NAFTA 94.74 ▲2.8 % ARI 4,300 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kosova

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar llogaridhënie të plotë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministria ka theksuar se, tri vjet pas sulmit, kërkesa për drejtësi mbetet e pandryshuar.

“Përgjegjësit për planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe të gjitha rrethanat që lidhen me këtë akt dhune duhet të zbardhen plotësisht”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm një sulm ndaj forcave policore të Kosovës, por edhe ndaj sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve për ndërtimin e stabilitetit dhe normalizimit afatgjatë në rajon.

“Lejimi i akteve të tilla pa përgjegjësi do t’u dërgonte mesazhin e gabuar atyre që synojnë ta minojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit”, thuhet më tej.

Ministria ka theksuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet të qëndrueshëm apo normalizim dhe pajtim të mirëfilltë pa llogaridhënie.

“Drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë pengesë për dialogun. Përkundrazi, ajo është një nga themelet thelbësore mbi të cilat duhet të mbështeten dialogu i besueshëm, besimi i ndërsjellë dhe pajtimi afatgjatë”, përfundon reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.