Rajoni
Rruga e shpejtë nga Sofja deri në kufirin serb do të jetë gati brenda 3 vjetësh
Deri më dy vjet e gjysmë pritet se do të ndërtohet rruga e shpejtë mes Sofjes dhe kufirit tonë me Serbinë. Këtë e shpalli Ministri i zhvillimit rajonal dhe mirëqenies Nikollaj Nankov pas takimit të tij me Zëvendëskryeministren e Serbisë Zorana Mihajlloviç.
Pothuaj 35 mln. euro është buxheti për zbatimin e projekteve të qëndrueshme në të dyja anët e kufirit për mjedisin, politikat e të rinjve, turizmin etj – tha Nankov dhe shtoi se një prioritet tjetër i rëndësishëm për Bullgarinë është lidhja nëpërmjet lumit Danub.
Bullgaria dhe Serbia kanë vendosur një kornizë 6-mujore, brenda së cilës pritet se do të pakësohen në mënyrë të konsiderueshme çmimet e shërbimeve telefonike roaming.