Rrugët, projekt-idetë që kushtojnë miliona dollarë
Studim – Projektimi tjetër më i kushtueshëm është ai për aksin e ri Selenice – Kuç – Qeparo me vlerë 197 milionë euro ose 1.8 milionë dollarë. Kjo është një rrugë e re që do të ndërtohet rishtas dhe lidh disa fshatra të Vlorës me bregun e detit Jon. Hartimi i projektit të kësaj rrugë dytësore është ndër më të kushtueshmit dhe financimi i tij i programuar për vitin 2015 nuk është konsumuar.
Një tjetër studim i kushtueshëm është ai për rrugën Qukës-Pogradec-Q.Plloce me vlerë 159 milionë lekë ose 1.4 milionë dollarë. Gjatë vitit që shkoi u disburësuan për këtë projekt 155 milionë lekë.
Studim fisibiliteti dhe projektim te rrugëve të zonës Thumanës kushton 157.4 milionë lekë dhe hartimi i projektit për rrugën Babrru – Bregu i Lumit – kthesa Kamez kushton 122 milionë lekë ose 1 milionë dollarë.
Një tjetër projekt i shtrenjtë është ai për plotësimin e By pass-it të Shkodrës me 109 milionë lekë ose mbi 900 mijë dollarë.
Disa nga projektet më të kushtueshme për ndërtimin e rrugëve:
Projektet dhe realizimi i tyre, viti 2015 | Kontrata (lek) | Realizimi (lek) |
Studim fisibiliteti dhe projekti ide rruga Koman – Fierze | 442.333.978,00 | 275.749.060,00 |
Studim-projektim projekt zbatimi rruga Ura e Brarit – Hyrje tu | 52.020.000,00 | 45.900.000,00 |
Studim projektim rruga Gusmare -Kuc-Ftere- Borsh | 20.928.956,00 | 18.452.160,00 |
Studim Projektim Rruga Babrru – Bregu i Lumit – kthesa Kamez | 122.568.872,00 | 88.758.000,00 |
Studim Projektim Rruga Hani Hotit – Vermosh Loti 1 | 22.006.710,00 | |
Studim Projektim Shengjin – Kune | 4.405.935,00 | |
Studim projektim rruga Qukes-Pogradec-Q.Plloce | 159.308.000,00 | 155.732.038,00 |
Studim fizibiliteti dhe projektim te rrugeve te zones Thumane | 157.400.000,00 | 36.716.576,00 |
Studim projektim dublimi i rruges Kashar – Rinas | 62.400.000,00 | 24.960.000,00 |
Studim Projektim aksi Selenice – Kuc – Qeparo | 197.242.208,00 | |
Studim projektim tehabilitim i aksit rrugor Berat – Corovode | 56.455.528,00 | |
06 Ministria e Transportit dhe M063554 Studim projektim by pass Tepelene | 33.947.681,00 | |
Studim projektim rruga e Velipojes, seg. Berdice – Ura e Gjo L | 37.807.938,00 | |
Studim projektim by pass Gjirokaster | 79.400.105,00 | |
Studim projektim rruga Qafe Qele – Koman | 56.302.760,00 | |
Studim projektim Plotesimi i By Pass Shkoder si pjese e koridorit. | 109.898.349,00 |