Kronika
Rubena Moisiu largohet nga drejtimi i “Koço Gliozheni”-t
Largohet Rubena Moisiu nga posti i drejtoreshës së maternitetit “Koço Gliozheni ” në Tiranë.
Mësohet se vendin e saj do e zerë doktori Arben Rrugia. Ende nuk sqarohen zyrtarisht motivet e largimit të drejtoreshës Moisiu por kjo vjen, vetëm disa javë pas tragjedisë ku një nënë humbi jetën bashkë me foshnjen e saj në maternitetin që drejtohej pikërisht nga Rubena Moisiu.
Sakaq, mësohet se drejtori i ri Rrugia, është mjek gjinekolok, President i ASHRAA (Albanian Society Human Reproduction and Andrology).