☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.98 ▲0.27%
ARI 5,005 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,287 ▲ +2.73% ETH $2,230 ▲ +6.36% XRP $1.4642 ▲ +3.43% SOL $93.0700 ▲ +5.87%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.98 ▲0.27 % ARI 5,005 ▼1.13 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.98 ▲0.27 % ARI 5,005 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Ruçi takon homologun nga maqedonia, Talat Xhaferri: Shqipëria dhe Maqedonia me pikë të përbashkët doganore

Pika kufitare dhe doganore e Qafë Thanës do të kthehet në një pikë të përbashkët doganore dhe kufitare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.

Kjo u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë, të kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Pas takimit dypalësh, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe homologu maqedonas Xhaferri u ndalën te intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Në këtë drejtim, Ruçi u shpreh se dy parlamentet do të adresojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve si dhe marrëveshjet e mëparshme të institucioneve të shtetit maqedonas dhe atij shqiptar, siç është problemi i ujërave dhe ndikimi i tyre në mjedis, rishikimi i ujërave kufitare, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe njerëzve etj.

Po ashtu, Ruçi tha se gjatë takimit u inkurajua rihapja e linjës së trageteve Ohër – Shën Naum – Pogradec, veçanërisht për periudhën e verës, apo certifikimi dhe njohja e ndërsjelltë e standardeve veçanërisht për produktet bujqësore dhe blegtorale.

Ruçi veçoi po ashtu nismën Kuvendit të Maqedonisë për ligjin e gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe, për të cilën uroi që “ta shohim sa më shpejt të miratuar nga institucionet e shtetit maqedonas dhe implementimin de facto të saj”.

“Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në mekanizmat euroatlantike, si pjesë integrale e sigurisë evropiane. Ne rikonfirmuam se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, tha Ruçi, duke shprehur kënaqësinë për rolin konstruktiv dhe shumë aktiv të aktorëve politik shqiptarë në këtë proces.

Ndërsa kryetari i parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri vlerësoi miratimin e ligjit të pakicave nga parlamenti i Shqipërisë, ndërsa i konsideroi pakicat si urë lidhëse mes dy vendeve. Ai veçoi nivelin e deritanishëm bilateral dhe përpjekjet e përbashkëta për anëtarësim në NATO si dhe për integrimin evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.