Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.01 ▼15.88%
ARI 4,831 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,672 ▲ +3.65% ETH $2,250 ▲ +5.67% XRP $1.3793 ▲ +4.35% SOL $84.6500 ▲ +5.26%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.01 ▼15.88 % ARI 4,831 ▲3.11 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.01 ▼15.88 % ARI 4,831 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Ruçi uron Pashkët dhe bën thirrje për të çliruar energjitë e luftuar paragjykimet e ndarjet

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, ndërsa bëri thirrje për të çliruar energjitë, luftuar paragjykimet e ndarjet.
“Me rastin e festës së bukur të Pashkëve, u uroj Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodoksë. Ne po vazhdojmë traditën e çmuar shqiptare, që në festat fetare gëzojmë bashkarisht. Prandaj me urimin tim u drejtohem të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri dhe Diasporë: Gëzuar, motra dhe vëllezër! Lumturi në familjet tuaja!” është shprehur zoti Ruçi
Ringjallja është një akt frymëzues, që udhëheq në jetë miliarda njerëz, jo vetëm besimtarë; është një forcë që bashkon individë, komunitete, kombe e popuj që aspirojnë për një jetë më të mirë, për më shumë humanizëm e solidaritet, për dashuri e paqe, për mirëqenie dhe arritjen e lumturisë.
Kjo ditë na rikujton se në jetë duhet të jemi ambiciozë e të palodhur, por edhe të përmbajtur e të kursyer; të jetësojmë të drejtat që na takojnë, por të lemë vend edhe për të drejtat e të tjerëve, të krijojmë mirëqënie për vete, por të kujdesemi edhe për ata që nuk kanë; të duam familjet e fëmijët tanë, por të ndjejmë dhimbje edhe për fqinjët.
Të duam të tjerët, siç duam vetveten është një nga mësimet më të vyera jo vetëm të krishtërimit, por të të gjitha besimeve; jo vetëm të fesë, por të gjitha kulturave; jo vetëm të një pjese, por të gjithë njerëzimit. Dashuria është një vlerë dhe mision universal i të gjitha kohërave, të gjithë qytetërimeve, të gjitha besimeve, të gjithë individëve.
Besimi nuk është një ndjenjë e izoluar, por një vlerë që duhet të përshkojë të gjithë jetët tona, që na nxit të besojmë te njëri-tjetri; që shërbimet ndaj qytetarëve i bën më të mira e më të besueshme; që dijen dhe kulturën t’i vemë në shërbim të mirëqënies së të gjithëve; që pasuria të mos varfërojë dhe varfëria të mos rrënojë jetët njerëzore; që drejtësia shoqërore të mundë padrejtësinë; që besimi të mundë frikën dhe e mira të keqen; që drita të sundojë mbi errësirën dhe lumturia mbi dëshpërimin.
Duke festuar dhe uruar njeri-tjetrin, Pashkët ortodokse le të shërbejnë edhe si një rast për të çliruar energjitë, luftuar paragjykimet e ndarjet dhe për të na bërë njësh drejt BE-së, mozaikut të vlerave e qytetërimeve, destinacionit tonë të natyrshëm” përfundon mesazhi i urimi i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.