Ruçi:Konsensus për reformën në drejtësi
Seanca e radhës e Kuvendit është përfshirë të enjten nga debatet dhe akuzat mes palëve për çështjen e konçesioneve në shëndetësi, reformën në drejtësi, partneritetin publik e privat, etj.
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi reagoi ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Partia Socialiste po tenton të sabotojë reformën në drejtësi.
Duke iu drejtuar Berishës, Ruçi tha se Komisioni i Venecias foli qartë: reforma është domosdoshmëri dhe duhet të bëhet sa më shpejt, foli qartë: punë e lavdërueshme e komisionit parlamentar dhe shumë ekselente e ekspertëve të nivelit të lartë shqiptarë. “Ti sot sulmove komisionin dhe ekspertët”, i deklaroi Ruçi-Berishës.
Nëse duam reformë në drejtësi, vijoi ai, në radhë të parë duhet të përulemi. “Nëse do të bëjmë reformë dhe do hiqen të inkriminuarit, atëherë duhet të jetë një kontigjent i pastër që do ta udhëheqë këtë reformë”, u shpreh kreu i grupit socialist.
Ai shprehu nevojën e konsensusit për të realizuar një reformë sipas standardeve, mbështetur në rekomandimet paraprake dhe më pas, në vijim, në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias.