☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,629 ▼0.45%
DOW 52,242 ▼1.18%
NASDAQ 25,984 ▼0.1%
NAFTA 102.91 ▲3.46%
ARI 4,007 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,668 ▲ +0.41% ETH $2,410 ▲ +1.11% XRP $1.3113 ▼ -0.28% SOL $104.5800 ▲ +0.63%
S&P 500 7,629 ▼0.45 % DOW 52,242 ▼1.18 % NASDAQ 25,984 ▼0.1 % NAFTA 102.91 ▲3.46 % ARI 4,007 ▼1.32 % S&P 500 7,629 ▼0.45 % DOW 52,242 ▼1.18 % NASDAQ 25,984 ▼0.1 % NAFTA 102.91 ▲3.46 % ARI 4,007 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Alarmi për dronë evakuon aeroportin më të madh të vendit

MOSKË, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Aeroporti “Sheremetyevo” i Moskës, më i madhi në Rusi, evakuoi sot pasagjerët, pas aktivizimit të alarmit për dronë.

Autoritetet kufizuan përkohësisht hyrjen në zonat e sigurisë së terminaleve, ndërsa personeli ndihmoi udhëtarët të largoheshin nga avionët dhe t’u drejtoheshin strehimeve të sigurta.

Sipas një deklarate të aeroportit, pasagjerët u shoqëruan jashtë avionëve dhe u orientuan drejt zonave të mbrojtura.

Pas përfundimit të alarmit, kufizimet u hoqën dhe udhëtarët u lejuan të largoheshin nga strehimet.

Autoriteti rus i aviacionit, “Rosaviatsiya”, njoftoi se gjatë pasdites së sotme ishin vendosur kufizime të përkohshme në operacionet e të katër aeroporteve të kryeqytetit.

Nuk u raportuan të dhëna të mëtejshme për ndonjë dëmtim apo viktima si pasojë e alarmit.

Sulmet ukrainase me dronë kanë shkaktuar vazhdimisht kufizime në aeroportet ruse.

Javët e fundit, ndërprerjet janë shtuar, duke detyruar disa avionë që udhëtonin drejt Moskës të ktheheshin pas ose të uleshin në aeroporte të tjera, ndërsa disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar.

Rusia po zhvillon luftën kundër Ukrainës prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, ndërsa Kievi kryen rregullisht sulme ndaj objektivave në territorin rus, si pjesë e mbrojtjes së tij.

Në fillim të shtatorit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se hapësira ajrore ruse do të mbyllej praktikisht për shkak të shtimit të dronëve në qiellin e vendit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.