RUSI – Moska propozon një takim Lavrov-Tillerson
Moska i propozoi Uashingtonit një takim mes krerëve të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe atij amerikan Rex Tillerson, në Etiopi, në ditët në vijim, njoftoi sot një përgjegjës i lartë i diplomacisë ruse.
“Nuk kemi asnjë informacion nëse axhendat e tyre mund të përputhen, por ne e konsiderojmë se ky kontakt do të jetë i nevojshëm”, njoftoi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov, i cituar nga agjencitë ruse.
“Çështjet mbi të cilat duhet të bisedohet vetëm shtohen dhe është kjo arsyeja që ne i bëjmë këtë propozim palës amerikane”, deklaroi ai.
Nga data 5-9 mars, Lavrov do të zhvillojë një tur në Angola, Namibi, Mozambik, Zimbabve dhe Etiopi.
Nga ana tjetër, Rex Tillerson do të zhvillojë nga data 6-13 mars vizitën e tij të parë në Afrikë, ku do të vizitojë Çadin, Xhibutin, Etiopinë, Kenian dhe Nigerinë