Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.99 ▼2.18%
ARI 4,388 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $82,127 ▲ +2.16% ETH $2,675 ▲ +3.75% XRP $1.4474 ▲ +4.77% SOL $113.2400 ▲ +4.52%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.99 ▼2.18 % ARI 4,388 ▼0.83 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.99 ▼2.18 % ARI 4,388 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Bota

RUSI – Partia e Putinit “Rusia e Bashkuar” fiton zgjedhjet parlamentare

MOSKE, 21 shtator /ATSH-DPA/- Partia “Rusia e Bashkuar”, e mbështetur nga Kremlini dhe presidenti Vladimir Putin, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Rusi, duke marrë më shumë se gjysmën e votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga agjencitë ruse të lajmeve.

Pasi u numëruan më shumë se gjysma e votave, “Rusia e Bashkuar” kishte marrë 57,9% të votave, raportoi agjencia “Interfax”, duke cituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Parashikimet para zgjedhjeve e nxirrnin partinë nën 50% të votave.

Sipas rezultateve të para, partia pritej të merrte 309 nga 450 vendet në Duma, dhoma kryesore e parlamentit rus.

Ky numër është më shumë se 300 vendet që nevojiten për të pasur një shumicë prej dy të tretash, e cila i lejon parlamentit të miratojë ndryshime në Kushtetutë.

Partia “Rusia e Bashkuar” ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet.

Këto ishin zgjedhjet e para parlamentare në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Për këtë arsye, zgjedhjet u konsideruan edhe si një tregues i mbështetjes që ka qeveria ruse nga qytetarët për luftën në Ukrainë.

Organizatat që monitorojnë demokracinë, qeveritë perëndimore dhe kundërshtarët e Kremlinit i kanë cilësuar zgjedhjet si jo të lira dhe jo të drejta.

Kritikët thonë se autoritetet kanë penguar pjesëmarrjen e opozitës së vërtetë dhe kanë vendosur kontroll të fortë mbi procesin politik.

Partia “Yabloko”, e cila kundërshton luftën në Ukrainë, nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë, partitë e tjera që ishin të përfaqësuara në parlamentin e mëparshëm konsiderohen përgjithësisht si parti që mbështesin Kremlinin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas rezultateve të para, Partia Komuniste mori 13,8% të votave. Pas saj renditet LDPR, një parti nacionaliste, me 8,8%, ndërsa “Njerëzit e Rinj” mori 7,9%. Partia “Një Rusi e Drejtë” mori 5.1%. Këto katër parti pritej të siguronin sërish

vende në Duma.

Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhje morën pjesë më shumë se 56% e votuesve, një përqindje më e lartë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Megjithatë, shifrat e publikuara nga autoritetet zgjedhore ruse, nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zgjedhje edhe në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia

Pavarësisht kundërshtimeve nga Ukraina, për herë të parë zgjedhjet u zhvilluan edhe në disa vende të rajoneve ukrainase si, Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson, të cilat aktualisht kontrollohen nga Rusia dhe që Moska i ka shpallur pjesë të territorit të saj.

Edhe Krimeja, gadishulli ukrainas që Rusia e aneksoi në vitin 2014, u përfshi përsëri në zgjedhje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.