Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin
Zhvillohet sot në Tiranë takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.
Partia Demokratike njoftoi se përfaqësuesit e saj do të paraqesin qëndrimet e opozitës mbi çështje që lidhen me korrupsionin, krimin, lirinë e medias, të drejtat e njeriut, ekonominë, turizmin dhe procesin e integrimit evropian.
Sipas PD-së, në takimet me eurodeputetët do të diskutohet edhe roli i Kuvendit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë në Zvërnec vjen pas ndërgjegjësimit të komunitetit ndërkombëtar nga protestat e qytetarëve kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura dhe jo vetëm.
Shfuqizimi i ligjit për “Zonat e Mbrojtura”, tashmë i dorëzuar si iniciativë në Kuvend nga Partia Demokratike, është kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit.
PD theksoi se gjatë vizitës do të trajtohen edhe çështje që lidhen me zonat e mbrojtura dhe iniciativën e saj për shfuqizimin e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë Komitet janë: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Bardh Spahia, Ivi Kaso dhe Igli Cara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.