☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.21 ▼3.94%
ARI 4,226 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,855 ▲ +4.04% ETH $2,759 ▲ +2.77% XRP $1.5433 ▲ +4.29% SOL $122.8200 ▲ +4.82%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Putin: I gatshëm për bisedime me Ukrainën, por kushte të pranueshme

MOSKË, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të rifillojë negociatat për paqe me Ukrainën, por sipas tij sulmet me dronë gjatë zgjedhjeve për Dumën e kanë bërë më të vështirë rifillimin e bisedimeve.

Duke folur në Klubin e Diskutimeve ”Valdai” në Moskë, përpara një audience ndërkombëtare, presidenti Putin tha se Moska kishte qenë e gatshme të rifillonte negociatat më 21 shtator, një ditë pas zgjedhjeve për Dumën.

Sipas tij, Ukraina kishte kryer sulme të shumta me dronë gjatë periudhës së zgjedhjeve. Putin pretendoi se më shumë se 1 600 dronë ishin përdorur kundër Moskës dhe se qendrat e votimit në rajone të tjera të Rusisë ishin sulmuar vazhdimisht.

Presindeti rus tha se Ukraina kishte gabuar duke llogaritur se sulmet ndaj Rusisë do të dobësonin shoqërinë ruse.

“Armiku kishte pritur që shoqëria jonë të shpërbëhej, por çdokush mund të gabojë”, tha ai.

Presidenti rus deklaroi se Rusia mbetet e gatshme të hyjë në negociata dhe t’i përfundojë ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Megjithatë, ai shtoi se bisedimet duhet të zhvillohen mbi kushte që janë gjithashtu të pranueshme për Federatën Ruse dhe popullin rus.

Kjo pjesë e deklaratës është veçanërisht e rëndësishme, pasi Putin nuk specifikoi në këtë deklaratë se cilat janë konkretisht kushtet që Moska kërkon.

Nga ana tjetër, Kievi, aleatët e tij perëndimorë dhe vëzhgues të ndryshëm shprehin dyshime të forta se Moska është realisht e gatshme për negociata.

Ukraina po mbrohet nga pushtimi rus në shkallë të gjerë që prej shkurtit 2022./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.