RUSI – Putin shfaq fuqinë detare ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin ishte i pranishëm në një paradë detare të organizuar për të treguar fuqinë detare ruse, që ndodhet në Detin Balltik deri në brigjet siriane.
Rreth 50 luftëanije dhe nëndetëse ishin të pranishme përgjatë Nevas dhe në gjirin e Finlandës në Shën Petërburg, qyteti i dytë në vend.
Ky manifestim ishte më i rëndësishmi i këtij lloji i organizuar në Rusi.
“Sot, shumë gjëra janë bërë për të zhvilluar dhe modernizuar marinën”, deklaroi Putin për ushtarakët pasi kaloi pranë anijeve ushtarake në bordin e anijes së tij presidenciale.
“Marina nuk merret vetëm me detyra të zakonshme, por iu përgjigjet gjithashtu me meritë sfidave të reja duke kontribuar në mënyrë domethënëse në luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë”, shtoi ai.
Ngjarja e zhvilluar me rastin e Ditës së Marinës ruse mori përmasa më të mëdha ashtu si parada kushtuar fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore, organizuar çdo vit në Moskë.
Rusia ka përshpejtuar manovrat ushtarake ndërkohë që marrëdhëniet me vendet perëndimore janë përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, që shkaktoi shqetësimin e NATO-s dhe shteteve të Evropës Lindore.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence filloi sot në Estoni një turne destinuar për të garatntuar tre vendet balltike, në kufi me Rusinë, para së të vijojë të njëjtin mision në Gjeorgji dhe në Malin e Zi.