⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Ukraina

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas njoftimit të autoriteteve ruse, të cilat u kanë bërë thirrje diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të paralajmëruara.

Hoxha e cilësoi këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Sipas tij, kërcënimi ndaj ambasadave nuk mund të konsiderohet diplomaci, por një formë intimidimi që përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thekson Hoxha.

Ministri nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën dhe nuk do të tërhiqet nga Kievi, pavarësisht tensioneve dhe paralajmërimeve të fundit.

“Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi. E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe”, shkruan ministri.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ky qëndrim i është përcjellë edhe ambasadorit rus në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Disa ditë më parë sulmet ruse mbi Kiev goditën edhe rezidencën ku banonte ambasadori shqiptar në Ukrainë, sulm që u dënua ashpër nga Shqipëria si dhe u thirr ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.