☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $78,128 ▲ +4.48% ETH $2,511 ▲ +6.75% XRP $1.5050 ▲ +16.84% SOL $94.3100 ▲ +5.8%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Rusia: mbyllja e konsullatës në SHBA një akt armiqësor

Moska po i kërkon Uashingtonit që ta rishqyrtojë urdhërin për mbylljen e tre objekteve diplomatike, duke e quajtur atë një “akt armiqësor”.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se “e konsiderojmë atë çfarë ndodhi si një akt të hapur armiqësor dhe një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar prej Uashingtonit. I bëjmë thirrje autoriteteve amerikane që t’i thërrasin mendjes dhe të kthejnë mbrapsht menjëherë pronat diplomatike të Rusisë, ose i gjithë faji për degradimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona do të mbetet mbi SHBA-në”.

Departamenti amerikan i Shtetit informoi dje se pati marrë nën kontroll tre poste diplomatike të zbrazura nga Rusia, në bazë të kërkesës së qeverisë amerikane.

Në një email të djeshëm të një zyrtari të Departamentit të Shtetit sqarohet se objektet u inspektuan bashkarisht me zyrtarët rusë dhe se nuk pati kontrolle me forcë, siç nënkuptohej në deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Kremlini ka akuzuar Uashingtonin për taktika shantazhi dhe pretendoi se zyrtarë të FBI-së patën kërcënuar të hynin me forcë në njërin prej objekteve.

Ndërtesa në Uashington ishte një ndër tre objektet që u mbyllën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u angazhuan në një zinxhir veprimesh ndëshkimore gjatë muajve të fundit. Dy objektet e tjera diplomatike që u mbyllën në bazë të urdhërit, ndodhen në San Francisco dhe New York.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.