Bota

Rusia merr seriozisht propozimet për këmbimin e të burgosurve me SHBA-në

Rusia tha se gjithmonë i merr seriozisht propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këmbimin e të burgosurve.

Kështu tha më 11 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nga gazetarët nëse Rusia ishte e gatshme të intensifikonte negociatat me SHBA-në.

“Ka kanale ekzistuese, ato duhet të jenë diskrete”, u tha ai gazetarëve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 9 nëntor se ai priste që presidenti rus, Vladimir Putin, të fliste më seriozisht për këmbimin e mundshëm të të burgosurve dhe të siguronte lirimin e yllit të basketbollit, Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi.

Griner u dënua në gusht nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj, teksa kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Ajo u arrestua në shkurt, në kohën e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.

SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Persona, që kanë njohuri për këtë temë, kanë thënë se SHBA-ja ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, duke ofruar që t’ia dorëzojë Rusisë tregtarin e dënuar të armëve, Viktor Bout.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button