“Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës” – reagime të forta në Moskë pas vizitës së Zelenskyt në Serbi
Pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, në Moskë janë ndezur reagime të forta, shkruan media serbe Danas, duke iu referuar komentatorit të Kommersant, Maksim Yusin. Sipas tij, reagimi në Rusi në disa raste ka qenë tepër emocional.
Në emisione të televizioneve qendrore ruse, udhëheqja serbe është akuzuar pothuajse për “tradhti” dhe për një “goditje pas shpine” ndaj Rusisë.
Ndërsa disa autorë radikalë në Telegram kanë propozuar që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës, si hakmarrje ndaj deklaratës së Vuçiqit se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës shkruan ky medium, transmeton Telegrafi.
Sipas Danas, Yusin vlerëson se këto reagime tregojnë standarde të dyfishta, pasi Moska ua ka toleruar liderëve të tjerë miqësorë takimet me Zelenskyn, ndërsa ndaj Serbisë reagimi ka qenë shumë më i ashpër.
Ndryshe në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas deklaratës së presidentit ukrainas se ky shtet nuk do ta ndryshoj qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.