Rusia zotohet për kundërmasa ndaj sanksioneve të ShBA-së mbi gazsjellësin
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi javën e kaluar një projektligj, ku përcaktohen sanksionet kundër individëve dhe kompanive që marrin pjesë në gazsjellësin “Nord Stream 2”.
Si pasojë e këtij veprimi, një kompani zvicerane që operon anijet për shtrirjen e tubacioneve, ndërpreu punimet.
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev tha se i ka kërkuar kabinetit të hetojë “kufizimet e mundshme” që mund të zbatohen si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të ShBA-së.
Projekti “Nord Stream 2” i përket kompanisë ruse “Gazprom”, me investime nga disa kompani europiane.
Projekti 1200 km i gjatë do ta lejojë Rusinë të transportojë gaz natyror drejtpërdrejt në Europë, përmes Ukrainës.
ShBA-ja shprehu haptazi kundërshtimin ndaj këtij gazsjellësi, duke theksuar se ky projekt do të shtojë varësinë e Europës ndaj Rusisë në energji.
Qeveria gjermane i konsideroi sanksionet ndërhyrje në punët e brendshme, por kancelarja Angela Merkel përjashtoi mundësinë e kundërpërgjigjes.