☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.66 ▲0.52%
ARI 4,206 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,515 ▼ -2.04% ETH $1,629 ▼ -2.25% XRP $1.1196 ▼ -2.89% SOL $64.5100 ▼ -2.12%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.66 ▲0.52 % ARI 4,206 ▼1.87 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.66 ▲0.52 % ARI 4,206 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Rusja Svetlana Timofeeva: Policia të gjejë prova nëse jam spiune

Për gazetaren Anila Hoxha, blogerja ruse e akuzuar per spiunazh, Svetlana Timofeeva, arrestuar ne vitin 2022,  ka folur për akuzat ndaj saj, njohjen me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë Mikail Zorin dhe Fedir Alpatov.
“Nuk jam një spiune”, thotë ajo në shqip, duke përsëritur disa herë edhe në rusisht dhe në anglisht se ajo është blogere prej 15 vitesh dhe se ka një blog të saj me shumë ndjekës ku shkruan dhe publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

“Është hobi im prej 20 vitesh, jo vetëm për të bërë fotografi të këtyre vendeve por edhe për të mësuar historinë e vendeve që vizitoj dhe të marr kontentin e tyre. Kam qenë në 33 shtete, në gati gjithë Evropën, në Japoni dhe në disa ishuj në Azi pra në shumë vende”, tha ajo.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht 2022, së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin nga Rusia dhe Fedir Alpatov nga Ukraina pasi tentuan të hynin në mjediset e ish-uzinës mekanike të armëve në Gramsh. Të tre u arrestuan nga policia dhe u akuzuan për spiunazh.

“Unë kam prova që jam fotografe, jam blogere, jam udhëtare. Ata duhet të sjellin prova që unë jam spiune. Nëse policia thotë që jam spiune, ata duhet ti gjejnë provat që unë jam spiune”, tha Timofeeva për gazetaren, Hoxha në Exclusive.

Po çfarë e lidhte blogeren 34-vjeçare me dy të dyshuarit e tjerë si spiunë rusin Mikhail Zorin dhe Ukrainasin, Fedir Alpatov?

“Me djemtë kam një lidhje hobi, njoh Mikhailin më shumë sepse e kam takuar disa herë në Rusi dhe kemi bërë guida në disa vende të braktisura në Federatën Ruse. Gjithashtu edhe në Ukrainë por pasi filloi lufta në Ukrainë , ai u largua në Çeki me studime ndërsa unë u largova në Gjeorgji. Përsa i takon Fedir, shtetasit ukrainas, ai është mik i Mikhailit. Unë atë nuk e njoh mirë. Unë atë e kam takuar kur erdha në Shqipëri. Ne na lidh hobi ynë i përbashkët për eksplorimin e vendeve të braktisura. Ne nuk e kishim në plan për të ardhur në Shqipëri mua më ftoi Mikhaili. Preva biletat sepse unë në atë kohë jetoja në Gjeorgji, isha transit nga Stambolli. Erdha në Shqipëri u takuam dhe vijuam eksplorimin tonë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.