☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SAANA – Rebelët Houthi akuzojnë Arabinë Saudite për sulmin në aeroport

KAJRO, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Tensionet në Jemen janë rritur sërish pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Sanaas u godit sot nga sulme ajrore, në një incident që rrezikon të minojë periudhën e qetësimit relativ të konfliktit.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, akuzuan Arabinë Saudite për sulmin, ndërsa qeveria e Jemenit deklaroi se objektivi ishte pista e aeroportit për të penguar uljen e një avioni iranian.

Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi, gjeneralbrigade Yahya Saree, tha se sulmet goditën pistat e aeroportit të Sanaas.

Ai e cilësoi këtë veprim si fundin e fazës së shpërshkallëzimit të luftës civile në Jemen dhe paralajmëroi se grupi do të përgjigjet me kundërveprime.

Nga ana tjetër, qeveria jemenase deklaroi se kishte paralajmëruar më herët se do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion” për të ndaluar, sipas saj, shkeljet e hapësirës ajrore të Jemenit nga Irani dhe rebelët Houthi.

Sipas autoriteteve, goditja e pistës kishte për qëllim të pengonte uljen e avionit iranian.

Burime nga aeroporti i Sanaas thanë se avioni iranian kishte fikur sistemet e gjurmimit gjatë fluturimit, duke u zhdukur nga platformat e monitorimit ajror.

Ai u zbulua për herë të fundit mbi qytetin Dhamar, në jug të Sanaas, ndërsa raportime të mëvonshme pretenduan se avioni kishte zbritur në qytetin bregdetar të Hodeidahut, në perëndim të vendit./  /Ad.Ad./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.