🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,719 ▲ +0.43% ETH $1,912 ▲ +1.89% XRP $1.0455 ▼ -1.66% SOL $73.4000 ▼ -0.65%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kosova

Sadiku kritikon bashpartiakë për qëndrimin ndaj ligjit për shtetësinë: Ne është dashur të protestojmë, nuk e bëmë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar partinë e tij për mënyrën se si ka kundërshtuar ligjin për fitimin e shtetësisë për ata që kanë hequr dorë më herët, duke thënë se LDK-ja nuk ka bërë mjaftueshëm për ta penguar miratimin e tij.

Në një postim në Facebook, Sadiku tha se pajtohet me një qytetar të ri që kishte kërkuar llogari nga përfaqësues politikë në shesh, duke shtuar se të njëjtën përgjegjësi duhet ta kërkojë edhe nga ai dhe LDK-ja.

“Është e vërtetë që kemi votuar kundër këtij ligji, por e kemi bërë me një heshtje të çuditshme. E kemi lejuar Kurtin, Vetëvendosjen dhe Listën Serbe ta kalojnë këtë ligj me shumë lehtësi”, ka shkruar Sadiku.

Ai tha se LDK-ja, sipas tij, është dashur të ndërmarrë veprime më të forta për ta kundërshtuar miratimin e ligjit.

“Ne është dashur të protestojmë, ta bllokonim votimin dhe të bënim gjithçka që ishte në dorën tonë për ta ndalur këtë të keqe. Nuk e bëmë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të kenë të drejtë t’u kërkojnë llogari deputetëve për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

“Prandaj, sot duhet t’i dëgjojmë dhe t’i pranojmë qytetarët kur na kërkojnë përgjegjësi. Kjo është pjesë e përgjegjësisë që vjen me mandatin dhe me besimin që na kanë dhënë”, ka shkruar ai.

Në një postim tjetër, Sadiku ka komentuar betimin e Albulena Haxhiut si deputete, duke kritikuar situatën institucionale në Kuvend.

“Sot Albulena Haxhiu u betua si deputete. Në të njëjtën kohë është ushtruese e detyrës së Kryetares së Kuvendit dhe ushtruese e ushtrueses së detyrës së Presidentes”, ka shkruar Sadiku.

Ai e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën e qeverisjes dhe funksionimit institucional.

“Dmth krejt kjo katrahurë me një parti që i ka fitu votat me qeverisë e po bon hajgare. Derisa nuk janë në gjendje me kry një punë, ama hajgare po”, ka deklaruar Sadiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.