🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.75 ▲0.3%
ARI 3,932 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +1.34% ETH $2,296 ▲ +1.96% XRP $1.2859 ▲ +2.91% SOL $93.8100 ▲ +2.31%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.75 ▲0.3 % ARI 3,932 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Sahiti: Foda është angazhuar për objektivin madhor – kualifikimin e Kosovës në Evropian





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 20, 2026

Sahiti: Foda është angazhuar për objektivin madhor – kualifikimin e Kosovës në Evropian


Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për rrugëtimin e futbollit kosovar pas pranimit në UEFA e FIFA, pritshmëritë e mëdha të opinionit, rolin e drejtuesve të FFK-së dhe objektivin aktual të Dardanëve.

I ftuar në podcastin “Pa Protokoll” të TV Gjilanit, Sahiti theksoi se pas pranimit të Kosovës, pritshmëritë e publikut u rritën shumë shpejt, ndonëse sipas tij, ndërtimi i një Kombëtareje konkurruese kërkon kohë, punë dhe investim të vazhdueshëm.

“Në futboll e fiton atë që investon, jo atë që e dëshiron”, ka thënë Sahiti, duke shtuar se Kosova ka ndërtuar një projekt afatgjatë, i cili synon ta çojë Kombëtaren drejt rezultateve të mëdha ndërkombëtare.

Ai u ndal edhe te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tij ka mbetur peng për opinionin futbolldashës në Kosovë. Sahiti sqaroi se në atë periudhë, pandemia e kishte penalizuar rëndë Kosovën, pasi disa prej futbollistëve kryesorë nuk kishin mundur të udhëtonin për shkak të kufizimeve në rajonet ku luanin.

Sahiti përmendi rastet e Amir Rrahmanit, Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, duke thënë se mungesat e tyre nuk kishin të bënin me hezitim për të ardhur në Kombëtare, por me rrethana të jashtëzakonshme të pandemisë, lëndimeve dhe vendimeve të klubeve apo autoriteteve lokale.

“Por ne nuk u dorëzuam. Vazhduam me projektin dhe me dëshirën që Kosova duhet të arrijë objektivin e saj”, u shpreh ai.

Drejtori i Kombëtares foli edhe për përzgjedhësin aktual Franco Foda, duke thënë se angazhimi i tij është bërë me synim të qartë: kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian.

“Selektorin aktual, Fodën, e kemi angazhuar për ta realizuar këtë objektiv, që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2028”, deklaroi Sahiti.

Në këtë intervistë, Sahiti vlerësoi lart edhe rolin e Fadil Vokrrit në procesin e pranimit të Kosovës, duke e quajtur atë “lokomotivën” që i priu këtij rrugëtimi. Ai po ashtu foli me konsideratë për presidentin aktual të FFK-së, Agim Ademi, duke thënë se pas vdekjes së Vokrrit, Ademi e ka vazhduar punën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai përmendi gjithashtu edhe rolin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit Armand Duka në procesin e pranimit ndërkombëtar të Kosovës, duke thënë se përmes tij FFK kishte arritur të krijonte kontakte të rëndësishme me federata të ndryshme evropiane dhe botërore.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.