☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 83.67 ▲1.88%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,250 ▼ -1.21% ETH $1,887 ▼ -1.61% XRP $1.0067 ▼ -2.49% SOL $76.0200 ▼ -1.04%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 83.67 ▲1.88 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 83.67 ▲1.88 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Salihu: Serbia po ua mohon shqiptarëve identitetin dhe të drejtat qytetare

Afaristi nga Medvegja, Muharrem Salihu, e ka cilësuar si alarmante gjendjen e krijuar në Luginën e Preshevës, si pasojë e pasivizimit të adresavë shqiptarëve dhe mungeses sw investimeve duke i shtyrw shqiptarët të largohen nga trojet e tyre

Biznesmeni që vepron në Itali, por që është shumë aktiv në mbështetjen e bashkëkombasve në Luginë, ka thënë se kjo praktikë e autoriteteve serbe po ua vështirëson atyre ushtrimin e të drejtave qytetare dhe po ndikon në zvogëlimin e komunitetit shqiptar.

“Parimisht, nuk është në diskrecionin e kërkujt, pra as të shtetit ku jetojmë, që të përcaktojë se cila është adresa e përhershme e një qytetari dhe cila është adresa e përkohshme. Kjo nuk mund të bëhet në asnjë formë dhe në asnjë shtet pa pëlqimin e palës së interesuar. Pra, nëse adresa ime e përhershme për interesat e mia është vendlindja ime, nuk është në diskrecionin e shtetit që ajde të vendosë ta pasivizojë adresën dhe të më lërë të zhveshur nga identiteti. Sepse ju e dini që kur një adresë i pasivizohet dikujt, i mohohet e drejta për të renovuar dokumentet e tjera; dhe me humbjen e dokumenteve humbni identitetin, pra humbni të drejtën për të trashëguar pronën (që është qëllimi final, sepse kjo është një fazë tranzitore). Pastaj ju humbni të drejtat në punësim dhe në të gjitha të drejtat që mund t’i gëzojë një qytetar i rëndomtë. Pra, edhe të burgosurit, edhe të akuzuarit, edhe kriminelët kanë identitete. Edhe varret kanë identitetin e tyre! Dhe kështu, domethënë, po synohet humbja e gjurmëve në mënyrë që një kohë të caktuar të sekuestrohen pronat e shqiptarëve. Sepse ligji edhe në Evropë e disiplinon çështjen e pronave të cilat nuk kultivohen për një kohë të gjatë: shteti ka të drejtë të kujdeset për to duke krijuar një ndërmarrje publike të participuar nga organet lokale apo rajonale dhe të merren ato prona në përkujdesje. Dhe pas një afati të caktuar (që mund të shkojë deri në 20-25 vite), ato e humbin tërësisht të drejtën… pronarët historikë e humbin të drejtën mbi to dhe ato shndërrohen në prona publike. Gjë që kjo është trendi ku janë duke përfunduar pronat e shqiptarëve në Serbi”, u shpreh Salihu.

Salihu e sheh të rënduar edhe gjendjen ekonomike të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon në jug të Serbisë. Sipas tij, mungesa e investimeve në këto zona ka ndikuar në largimin e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre.

Gjendja ekonomike është e rënduar maksimalisht, pra shqiptarët jetojnë në zonat më të pazhvilluara në Serbi. Historikisht janë evituar investimet në zonat ku banojnë kryesisht shqiptarët, dhe kjo ka qenë një element nxitës për t’i stimuluar largimin e tyre nga aty (përveç promovimeve të tjera).

Mirëpo shqiptarët zakonisht nuk shquhen për braktisje të trojeve të tyre; ata zakonisht e ruajnë tokën qoftë edhe në kushte ekstreme, largohen por nuk e shesin. Dhe elementi më përshpejtues për t’i larguar nga trevat e tyre ishte kjo pika e fundit e pasivizimit të adresave — pra gjë që e ka dëshmuar kategorikisht qëllimin e tyre dhe e ka arsyetuar veprimin e tyre në pengesën e investimeve në zonat ku kanë banuar shqiptarët. Medvegja, ta themi dhe këtë, përherë ka shërbyer si një lloj bankoprove për eksperimentet që janë drejtuar drejt shqiptarëve në përgjithësi edhe në kohën e Jugosllavisë. Po citoj për shembull kohën kur në Kosovë janë ndryshuar emrat e rrugëve dhe të shkollave: para Kosovës ato kanë ndodhur në Preshevë, e para Preshevës kanë filluar në Medvegjë, sepse aty ishte rezistenca më e dobët. Pra fillimisht ka filluar ky proces në Medvegjë me ndryshimin e shkollës “Zejnel Hajdini” — emrin ia kanë ndërruar nga heroi i popullit Zejnel Hajdini në “Zejnel Hajdinoviq” — e pastaj kanë kaluar tek gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë dhe pastaj janë futur në Kosovë. Pra edhe sot, të gjitha veprimet që bëhen atje kanë për synim replikimin e këtyre veprimeve në trevat e tjera, siç është Bujanoci apo Presheva e kështu me radhë”, tha Salihu. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.