Ekonomia

Samiti i Parisit, BERZH mbështet ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një nga investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme në ndihmë të forcimit të ekonomike të këtyre vendeve.

Banka, përmes përfaqësimit të saj në Samitin e Parisit 2016 u shpreh se po përqendrohet në nxitjen e burimeve për fianncime private në mënyrë që të mbështesë nevojat e rajonit për investime.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it Alain Pilloux tha se ndërlidhja është sfida kyçe e rajonit. : “Për ne është sfidë kryesore ofrimi i ndihmës për bizneset dhe qytetarët që të arrijnë tregjet më të mëdha”.

Gjatë vitit 2015 BERZH ka financuar rreth 1.5 miliardë euro në rajon. Po gjatë kësaj periudhe BERZH ka nënshkruar financime në vlerë 600 milionë euro për 25 projekte në Ballkanin Perëndimor dhe kroacinë.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it tha se rajoni i Ballkanit ka një potencial të madh për të tërhequr investime të huaja, kjo edhe falë regjimit të favorshëm fiskal, si dhe prespektivës për t’u integruar në BE. Sipas tij, hendeku i financimeve rajonale mund të mbushet nga sektori privat dhe nga rivitalizimi i procesit të privatizimit.

“Ka mundësi të pashfrytëzuara dhe asete private tërheqëse, ndaj dhe BERZH asiston jo vetëm qeveritë, por edhe investitorët që të garantojnë një proces të suksesshëm”, tha Pilloux.

Ndërsa drejtori menaxhues për Infrastrukturën pranë BERZH-it, Thomas Maier nënvizoi rëndësinë që ka për rajonin ndërlidhja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tregjeve të BE-së, si dhe përmirësimi i infrastrukturës.
BERZH ka ofruar financime për më shumë se 70 projekte në infrastrukturë me vlerë 2.5 miliardë euro, në bashkëpunim të ngushtë me insitucionet fiannciare të BE-së.

Sipas z. Pilloux nën orientimin e duhur të Komisionit Europian është bërë e mundur që të koordinohen një numër i rëndësihëm projektesh rajonale në transport dhe në energji, duke u klasifikuar si prioritare.

Nandita Parshad, drejtore për Energjinë pranë BERZH tha se banka po ndihmon rajonin që të jetë më pranë energjisë së rinovueshme, efiuciencës dhe qendrueshmërisë së sektorit.

BERZH ka investuar rreth 1.1 miliardë euro në këtë sektor për një total prej 34 projektesh. Së fundmi Shqipëria do të ndihmohet për zhvillimin e sektorit me një kredi prej 218 milionë eurosh.

“ Në disa nga vendet e rajonit ka ende shumë punë për t’u bërë, për të përkthter qëllimet e mira në praktika të tilla”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button