🌧️
Tiranë 19°C · Shi i lehtë 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.77 ▼2.21%
ARI 4,246 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,403 ▲ +3.65% ETH $1,673 ▲ +3.89% XRP $1.1409 ▲ +4.64% SOL $66.7700 ▲ +6.83%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.77 ▼2.21 % ARI 4,246 ▲3.2 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.77 ▼2.21 % ARI 4,246 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Sporti

Sawe pritet si hero në Kenia, rekordmenit të ri të maratonës i dhurohen 61,000 mijë $, një veturë dhe targa të personalizuara

Sipërmarrja e tij në “London Marathon 2026” nuk ka qenë vetëm një arritje në disiplinën e maratonës, por mund të konsiderohet si një hap i madh i racës njerëzore. Sebastian Sawe me rekordin (1:59:30) e vendosur në garën e “London Marathon 2026” ka arritur që të kthejë në realitet një ëndërr që prej vitesh ëndërronin shumë atletë. Ai u bë njëriu i parë që mbylli garën nën dy orë duke përmirësuar me 65 sekonda rekordin e mëparshëm të vendosur nga Kelvin Kiptum (2:00:35) në “Chicago Marathon 2023”.

“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht”, tha atleti i Adidas, i cili zbriti mëngjesin e ditës së sotme në Nairobi. 30-vjeçari ka mirënjohjen e të gjithë vendit të tij ndërsa në “Jomo Kenyatta International Airport” u prit nga presidenti i Keanias, William Ruto dhe Ministri i Sporteve, Salim Mvurya. Ky i fundit e konsideroi triumfin e Sawe si “një fitore të të gjithë Kenias”.

Presidenti Ruto i dhuroi maratonomakut dy targa makine të personalizuara me numrat e rekordit që vendosi në maratonë. Po sot Sawe mori edhe një veturë, të cilën do ta zgjedhë sipas preferencës së tij ndërsa në bazë të ligjeve të vendit të tij të lindjes atij do t’i shkojë edhe një premio prej 61,000 mijë $.

“Ai vraponte shpejt që i vogël. Në atë kohë mendoja se im bir një ditë do të shndrisë”, tha nëna e Sebastian, Emily Sawe.

Ndërsa babai zbuloi se finishin e garës fantastike e kishte parë ritransmetim pasi në ato momente mungoi sinjali dhe lidhja me Anglinë u shkëput. “Në momentin kur djali im mori kryesimin u ngrita në këmbë, nuk më mbante vendi. Por finishin nuk munda ta shikoja direkt. Jam i emocionuar dhe nuk kam më zë”, tha Simion Kiplagat Sawe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.