☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Schmid: Konsiderata të larta për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së nga Shqipëria

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmid vlerësoi sot se Shqipëria është një anëtare aktive dhe e besuar e OSBE-së.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Schmid vlerësoi veçanërisht rolin e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së.

Schmid tha se i ka bërë shumë përshtypje roli i Shqipërisë dhe arritjet në fushën e politikës së jashtme edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Shumë kolegë në OSBE ruajnë ende konsiderata të larta për kryesimin e sukseshëm të OSBE-së nga Shqipëria. E vlerësoj shumë edhe axhendën tuaj për gratë në KS të OKB-së. Në OSBE ne vlerësojmë se është jetësore që të sjellim së bashku gratë dhe të rinjtë si aktorë të së ardhmes në arenën e sigurisë”, tha ajo.

Schmid theksoi se, “ne jetojmë në kohë shumë të vështira për shkak të agresionit në Ukrainë, i cili ka pasur impakt edhe përtej Ukrainës. OSBE është një shtyllë kryesore për arkitekturën e sigurisë në Europë”.

Ajo vlerësoi po ashtu progresin që është bërë me Reformën në Drejtësi.

“Kam qenë në Shqipëri në qershor 2016, para miratimit të Reformës në Drejtësi. Që atëherë ju keni bërë progres të jashtëzakonshëm për sa i përket reformave gjyqësore dhe jam e lumtur që e keni bërë këtë me mbështetjen e misionit tonë. Ne kemi punuar në shumë fusha të ndryshme, kemi kontribuar për projekte të ndryshme dhe kemi menduar të adresojmë zbatimin e impaktit të ndryshimeve klimatike”, shtoi ajo.

Po ashtu, Schmid përgëzoi Shqipërinë që është përzgjedhur si vendi ku do të mbahet kampusi i tretë i Kolegjit Europian, që është institucioni më i rëndësishëm pasuniversitar në BE.

“Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe rajonin dhe të rinjtë do të kenë përfitime duke mësuar për vlerat europiane”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.