☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.45 ▲0.18%
ARI 4,842 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,900 ▲ +0.79% ETH $2,358 ▲ +1.42% XRP $1.4067 ▲ +3.69% SOL $85.1400 ▲ +2.12%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.45 ▲0.18 % ARI 4,842 ▲0.37 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.45 ▲0.18 % ARI 4,842 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Bota

Schulz, nën presion për një aleancë me Merkel

Presioni është rritur sot rreth kreut të social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz që ai të heqë dorë nga kundërshtimi i një aleance me Angela Merkel në qeveri për të nxjerrë Gjermaninë nga një krizë e rëndë politike.

Që prej humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, kreu i SPD-së ka shprehur në mënyrë të përsëritur refuzimin për të vazhduar koalicionin me CDU-në e Merkelit duke preferuar një shërim të opozitës për t’u rimëkëmbur.

Por, pas dështimit të dielën të negociatave mes CDU-së, të Gjerlbërve dhe Liberalëve për formimin e një qeverie dhe përballë kërcënimit për zgjedhje të parakohshme, refuzimi i tij bëhet më kontravers.

Presidenti gjerman, social-demokrati Frank-Walter Steinmeier, i cili kërkon shmangien e zgjedhjeve legjislative të parakohshme, do t’a presë kreun e social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz të enjten dhe do të përpiqet ta bindë për të negociuar me Merkel.

“Jam i sigurt që do të gjejmë një zgjidhje të mirë për vendin tonë në ditët dhe javët që vijnë”, deklaroi sot Schulz për agjencinë gjermane të lajmeve DPA duke shtuar se SPD-ja ishte plotësisht koshiente për përgjegjësinë e saj.

Ai është i fundit prej krerëve të partive që presidenti gjerman ka parashikuar të presë këtë javë në kuadër të ndërmjetësimit.

“Refuzimi i Schulz për të marrë pjesë në një qeveri shkakton trazira në SPD”, titron artikullin e saj e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” (qendra e majtë), ndërkohë që e përditshmja popullore “Bild” konfirmon se rreth 30 deputetë venë në pikëpyetje strategjinë e kreut të tyre.

“Rezistenca e Martin Schulz fiton terren”, thekson e pëditshmja më e lexuar gjermane.

Sepse në rast zgjedhjesh të parakohshme, disa deputetë tremben se mund të dënohen nga zgjedhësit për zgjatje të krizës politike. Disa mendojnë se SPD-ja nuk është gati për një fushatë të re zgjedhore.

Komisioneri evropian për Buxhetin, gjermani Günther Oettinger ushtroi sërish presion ndaj Martin Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

“Në emër të kapacitetit veprues të Gjermanisë në Evropë, SPD-ja duhet të mendohet mirë dhe të pyesë veten nëse do të bënte mirë të mos hynte në një qeveri”, theksoi konservatori për Spiegel.

Për Schulz, dështimi i tij në zgjedhjet legjislative dhe pikët mediokre për partinë konservatore të Merkelit tregojnë padyshim që gjermanët nuk dëshirojnë një koalicion të madh.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.