Së shpejti Kurbini me park eolik
Zona e Kurbinit përfshihet në zonat ku do të ndërtohen parqe eolike për prodhimin e energjisë elektrike nga fuqia e erës.
Me miratimin nga qeveria me propozim nga ministria e Energjisë dhe Industrisë të kompanisë që do të ndërtojë këtë park, parashikohet ndërtimi i parkut eolik për prodhimin e energjisë nga era me 12 mullinj ere me lartësi 92 metra.
Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, parku eolik me plotësimin e gjithë dokumentacionit, kompania detyrohet të ndërtojë parkun eolik brenda 8 muajve, ndërsa detyrohet të raportojë për ecurinë e punimeve në ministrinë e Energjisë.
Parku eolik që do të ketë një fuqi të instaluar 36 megavat në Kurbin do të ketë 12 mullinj ere me lartësi 92 metra. Jetёgjatёsia e pritshme e parkut eolik është 20-30 vjet ndërsa vlera e investimit, rreth 54 milion euro.
Në Shqipëri, vend që nga studimet e kryera vlerësohet si vend me potencial për energjitë e rinovueshme, mes tyre dhe prodhimin e energjisë nga era, deri sot janë dhënë mëse 15 licenca për ndërtimin e parqeve eolike në Lezhë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, etj, por ende asnjë prej tyre nuk është ndërtuar ende.
Me miratimin nga Kuvendi të ligjit të ri “Për energjinë elektrike”, pritet fluks kërkesash nga kompani të specializuara në këtë fushë.