☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,817 ▲ +0.58% ETH $1,767 ▲ +0.7% XRP $1.1393 ▲ +0.19% SOL $80.6300 ▼ -2.48%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Bota

Sekretari Amerikan Blinken brenda 10 ditësh viziton dy herë NATO-n

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Bruksel për të dytën herë brenda dhjetë ditësh për ta vizituar NATO-n, raporton Gazeta Express. Blinken pritet të ketë bisedime me aleatët evropianë dhe të NATO-s lidhur me Afganistanin, Ukrainën dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ai ka shkruar në Twitter se pret biseda produktive “për një sërë përparësish të përbashkëta”.

“Në udhëtimin tim të dytë në Bruksel, pres biseda produktive me Aleatët për një sërë përparësish të përbashkëta. Ne jemi më të fortë kur punojmë së bashku. #NejemiNATO”, ka shkruar Blinken.

Departamenti i Shtetit thotë se Blinken do të ketë takime në kryeqytetin belg dhe do të pritet atje nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin për konsultime shtesë. Zëdhënësi i tij, Ned Price tha të hënën se Blinken do ta përdorte vizitën “për të riafirmuar angazhimin e SHBA-së për aleancën Transatlantike si një partneritet kritik për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta”.

Udhëtimi vjen përpara afatit të 1 majit të vendosur nga administrata Trump për tërheqjen e trupave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja nga Afganistani. Ky afat nuk pritet të përmbushet, sipas presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë ndërsa bisedimet e paqes midis qeverisë afgane dhe Talibanëve mbeten pa përfundim.

Takimet po zhvillohen gjithashtu për shkak të një grumbullimi të trupave ruse përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë që ka shqetësuar zyrtarët perëndimorë ndërsa tensionet midis forcave ukrainase dhe atyre separatistëve pro-Rusisë po rriten në Ukrainën lindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.