☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,776 ▲2.4%
DOW 47,843 ▲2.7%
NASDAQ 22,613 ▲2.7%
NAFTA 96.34 ▼14.71%
ARI 4,749 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,347 ▲ +3.57% ETH $2,207 ▲ +4.63% XRP $1.3493 ▲ +2.81% SOL $83.0200 ▲ +1.92%
S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 % S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Sekretari i ri i OKB’së pritet të zgjidhet në fillim të tetorit, portugezi Antonio Guterres kandidati kryesor

Pas votimit të tretë të fshehtë të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet në muajin e ardhshëm, pra në tetor.

Ndërkohë, votimi i katërt më radhë pritet të mbahet në fund të këtij muaji me shpresën se do të gjendet një konsensus për fituesin muajin që vjen.

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, e ka konsoliduar një epërsi të fortë në garë për t’u bërë shefi i ardhshëm i OKB’së.

Në votimin e fundit, ai mori 11 vota nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vote.

Ndërkohë në garë mbetet edhe ish-shefi i Diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, kandidatura e të cilit është kundërshtuar në Kosovë dhe në Bosnjë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm në largim i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se ai dëshiron që të ketë një grua si pasardhëse të tij.

Një portal, që në emër i ngjan The Guardian’it britanik, ka njoftuar se është zgjedhur Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB’së.

Aty thuhet se në krye të OKB’së ka ardhur Senatorja filipineze Leila De Lima duke pasuar kështu Ban Ki-Moonin në këtë post. Asnjë nga mediat serioze nuk e ka dhënë lajmin për zgjedhjen e Sekretarit të ri e as nga OKB nuk ka pasur ndonjë njoftim për këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.