Sekreti i syzeve të Bono Vox
Prej 20 vitesh syzet e diellit janë shndërruar në pjesë e pashkëputur e pamjes së tij, por vetëm së fundmi, Bono Vox, këngëtari i bandës irlandeze të muzikës rock, U2 rrëfen të vërtetën e tyre.
Në një emision britanik të Graham Norton, Bono tha se duhet të mbajë syzet për t’u mbrojtur nga drita.
“Vuaj nga glaukoma prej 20 vitesh. Për momentin jam duke ndjekur kurën e duhur dhe nuk do të kem probleme. Por mjekët më kanë këshilluar prej kohësh që duhet të mbrohem nga drita, edhe natën”, deklaroi ai duke shtuar me shaka se “tani e tutje sa herë të përmendet emri i tij njerëzit do thonë; sa keq, do verbohet”.
Glaukomë quhet një grup çrregullimesh okulare që në disa raste, nëse lihen pas dore dhe nuk trajtohen në kohë, mund të çojnë në humbje të plot të shikimit.