Ekonomia

Sektorët e industrisë, energjia, bujqësia, aktivitetet financiare, ndikim në rritjen e PBB-së

Sektorët e energjisë, industritë, ndërtimi, bujqësisë, ato finanicare dhe sigurimit si dhe shërbimet pësuan rritje në 3 mujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke ndikuar pozitivisht në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 13,07 %, grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje 7,64 %, degët “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 7,27 %, grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë 3,40 % ndërsa aktivitetet e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e parë u rritën me 1,85 %.

Ecuri pozitive ka shënuar dhe sektori i ndërtimit, i cili pësoi rënie të ndjeshme në vitet e fundit. Në 3 muajt e parë 2015 ky sektor shënoi rritjen me 2,84 % krahasuar me tremujorin e parë 2014, grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport u rrit me 1,18 %, duke treguar vijimësi në rritje të trendit që shoqëron këtë sektor, më kryesori në treguesit e PBB-së, pasi aty janë të përqëndruara edhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Me rënie krahasuar me 3-mujorin e parë 2014 rezultojnë aktivitetet ekonomike në grupet si Informacioni dhe Komunikacioni me 2,62 %, si dhe grupi për pasuritë e paluajtshme, që tregon një tendencë në ulje të tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Në 3-mujorin e parë sivjet ky sektor e uli aktivitetin e vet me 1,23% ndaj tremujorit të parë 2014.

Me rënie rezultuan sektorët e artit, ato për argëtim, aktivitete të familjes, aktivitetet e organizatave ndërkombëtar me 4,53 %, të cilat kryesisht shtojnë aktivitetet në periudhat e fundvitit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button