🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,688 ▼ -0.05% ETH $2,408 ▼ -1.08% XRP $1.2918 ▼ -1.25% SOL $103.2700 ▼ -1.69%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

Sekuestrohen 100 tonë drogë në Kili

Kili ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut të drogës, duke sekuestruar 49 kontejnerë me një sasi prej 1 mijë tonësh dru të ngopur me substanca narkotike. Operacioni i kryer nga autoritetet kiliane zbuloi një metodë jashtëzakonisht të sofistikuar të fshehjes së drogës brenda ngarkesave me dru që qarkullonin nëpër tre porte të vendit.

Sipas hetimeve, mes 10% dhe 20% e peshës totale të drurit përbëhej nga substanca të paligjshme, kryesisht kokainë hidroklorur dhe ketaminë. Autoritetet kiliane vlerësojnë se operacioni pengoi futjen në treg të rreth 100 tonëve drogë, duke e bërë këtë një nga sekuestrimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Kili.

Sipas hetimeve, një pjesë e madhe e sasisë së lëndës narkotike vinte nga Bolivia dhe do të dërgohej në tregjet europiane. Substancat do të rikuperoheshin nëpërmjet proceseve kimike të përparuara, të cilat kërkojnë laboratorë të specializuar, thanë autoritetet, duke vlerësuar se nëse droga do të arrinte në tregun europian, ajo do të kapte vlerën e 8.3 miliardë dollarëve.

Mediat kiliane raportuan gjithashtu se një nga pistat kryesore që po hetohet janë dyshimet se pas trafikut të kësaj sasie droge qëndron një rrjet kriminal i lidhur me mafien shqiptare.

Rasti ka tërhequr vëmendje për nivelin e lartë të sofistikimit të përdorur nga rrjetet kriminale, të cilat shfrytëzojnë zinxhirët ndërkombëtarë të transportit dhe tregtisë për të maskuar sasi të mëdha droge brenda materialeve të zakonshme industriale.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.