⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,746 ▲ +0.05% ETH $2,412 ▼ -0.95% XRP $1.2914 ▼ -1.35% SOL $103.1900 ▼ -1.67%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump nën kritika pas pezullimit të sanksioneve të reja ndaj Rusisë

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-DPA/- Anëtarë të Kongresit amerikan, si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga Partia Republikane, kanë dënuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të pezulluar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë.

Senatori republikan Thom Tillis, nga Karolina e Veriut, e cilësoi vendimin si të papërgjegjshëm dhe përtej çdo kufiri.

“Është e pajustifikueshme që kjo administratë po i lëshon pe një diktatori rus, i cili pushtoi në mënyrë të paligjshme Ukrainën dhe vret civilë të pafajshëm çdo ditë”, deklaroi ai.

Sipas Tillis, nëse Trump dëshiron vërtet të ulë çmimet e energjisë, ai mund ta bëjë këtë duke zgjidhur konfliktin e tij me Iranin, në vend që t’i bëjë një favor presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe përfaqësuesi republikan Don Bacon deklaroi se Trump po e zgjat luftën dhe nuk po i jep fund asaj.

Presidenti amerikan nënshkroi një paketë sanksionesh ndaj Rusisë pothuajse një muaj më parë.

Ajo mbante emrin e senatorit Lindsey Graham, një aleat i afërt i Trumpit, i cili, vdiq në korrik.

Graham kishte qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij ligji, i cili synonte të shtonte presionin ndaj Kremlinit përmes masave të reja ndëshkuese me ndikim të gjerë, përfshirë tarifa doganore.

Pas vdekjes së tij, ligji mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kongresit nga të dyja partitë.

Vetëm pak orë përpara se tarifat të hynin në fuqi, Trump i pezulloi ato të premten, duke e justifikuar vendimin me “interesin kombëtar” të SHBA-së.

Edhe demokratët e kritikuan ashpër këtë vendim.

Senatori demokrat Richard Blumenthal, i cili kishte mbështetur fuqimisht ligjin, shkroi në X se pezullimi nuk kishte të bënte aspak me sigurinë kombëtare të SHBA-së, por synonte vetëm të fitonte simpatinë e Putinit.

Blumenthal tha se Trump po vepronte kundër shumicës së amerikanëve, si dhe kundër aleatëve evropianë të Uashingtonit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.