Kronika

Sekuestrohen 30 kg heroinë në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 30 kg heroinë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë arrestuar në flagrancë edhe një shtetas për sasinë e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button