☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.37 ▼0.75%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,591 ▲ +2.01% ETH $2,328 ▲ +2.57% XRP $1.2906 ▲ +2.8% SOL $93.5600 ▲ +1.24%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.37 ▼0.75 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sekuestrohen në Tiranë 450 mijë euro makina luksoze të vjedhura në Gjermani

Tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.

Në lidhje me rastin janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë trafikuar automjetet në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë hetimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë sekuestruar një “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 mijë euro, një “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe një “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Për trafikimin e dyshuar të automjeteve janë shpallur në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në trafikimin e automjeteve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.