☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.49 ▼1.26%
ARI 4,032 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,144 ▼ -0.74% ETH $2,326 ▼ -0.58% XRP $1.2925 ▼ -1.85% SOL $100.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.49 ▼1.26 % ARI 4,032 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Seleksionimi i vajzave në “Shtëpinë e Futbollit”, Osmani: Të kënaqur me pjesëmarrjen dhe kualitetin, ka talente me potencial

Seleksionimi njëditor për futbollistet e reja me origjinë shqiptare, i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, ka sjellë një pjesëmarrje të gjerë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, ndërsa Drejtoria e Skautizmit në FSHF ka evidentuar një numër të konsiderueshëm talentesh me potencial për ekipet kombëtare.

Pas përfundimit të seleksionimit, Drejtori i Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org, u shpreh i kënaqur si për pjesëmarrjen, ashtu edhe për nivelin e futbollisteve që morën pjesë në këtë aktivitet.

“Jemi të kënaqur, si nga pjesëmarrja, por edhe nga kualiteti i vajzave. Pothuajse kanë qenë nga e gjithë bota. Është një kënaqësi e veçantë, por më kryesorja është që kemi parë vajza vërtet të talentuara dhe me potencial. Mendoj që do kemi edhe në ekipet kombëtare të moshave”, – tha Osmani.

Drejtori i Skautizmit theksoi se objektivi kryesor i këtij seleksionimi është krijimi i mundësive për çdo futbolliste me origjinë shqiptare që synon të përfaqësojë Shqipërinë dhe të bëhet pjesë e ekipeve kombëtare.

“Objektivi është që ne t’i japim mundësi çdo futbollisteje që ka ardhur të veshë fanellën e ekipit Kombëtar dhe pse jo të jetë pjesë e ekipeve kombëtare. Nuk mund t’i japim dot me emra, por bëhen gati 15–20 vajza që janë vërtet të talentuara dhe do të jenë gjatë gjithë kohës në vëzhgimin tonë”, – u shpreh ai.

Osmani vlerësoi gjithashtu rëndësinë që ka kjo nismë për zgjerimin e rrjetit të skautizmit dhe evidentimin e talenteve shqiptare që aktivizohen jashtë vendit, duke krijuar tashmë mundësinë për një ndjekje më të afërt të tyre.

“Kjo është një mundësi që ne na jep të njohim aty ku nuk kemi pasur informacion. Tani kemi informacionin e plotë për të ndjekur dhe vëzhguar sa më shumë talente”, – përfundoi Drejtori i Skautizmit në FSHF.

Seleksionimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” është pjesë e strategjisë së Federatës së Futbollit për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke zgjeruar vazhdimisht bazën e futbollisteve që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në nivelet e ekipeve kombëtare të moshave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.