⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Selenica kundërshton shkrirjen, banorët mobilizohen kundër reformës territoriale

Kundërshtimet ndaj reformës së re territoriale vijuan edhe këtë të shtunë në Bashkinë e Selenicës. Banorë të zonës, përfaqësues të fshatrave, intelektualë, drejtues vendorë dhe qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit, ku zhvilluan Kuvendin e Selenicës për të diskutuar mbi të ardhmen e bashkisë.

Gjatë takimit u diskutuan argumentet pro dhe kundër reformës territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë së Selenicës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Vlorës. Paralelisht, pjesëmarrësit diskutuan edhe hapat që do të ndërmerren për të kundërshtuar projektin dhe për të mbrojtur vazhdimësinë e Selenicës si bashki më vete.

Një prej organizatorëve të kuvendit, Ilia Bombaj, shpjegoi arsyet që çuan në organizimin e këtij takimi. Ai renditi argumentet pse, sipas tij, Selenica nuk duhet të humbasë statusin e bashkisë, duke theksuar historinë, shtrirjen territoriale, numrin e fshatrave dhe rëndësinë që shërbimet të mbeten pranë qytetarëve. Bombaj komentoi edhe deklaratat e deputetit Ardit Bido, i cili është shprehur në favor të bashkimit të Selenicës me Vlorën.

Ish-kryetari i Bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj, u shpreh gjithashtu kundër reformës territoriale. Sipas tij, shkrirja e bashkisë nuk sjell zhvillim, por dëmton zonën dhe interesat e banorëve. Ai kërkoi që qytetarët të dëgjohen përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Në takim folën edhe banorë dhe intelektualë të zonës, të cilët kërkuan të hiqet dorë nga reforma që parashikon bashkimin e Selenicës me Vlorën. Sipas tyre, qytetarët do të detyroheshin të udhëtonin drejt Vlorës edhe për shërbimet më të thjeshta administrative, duke krijuar vështirësi të mëdha, veçanërisht për banorët e fshatrave.

Në përfundim të Kuvendit të Selenicës, pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë përpjekjet institucionale dhe qytetare për të kundërshtuar reformën territoriale. Ata theksuan se synimi i tyre mbetet ruajtja e Bashkisë së Selenicës si njësi e pavarur e pushtetit vendor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.