Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë senatoren amerikane Joni Ernst.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, senatorja Ernst gjatë pasdites ka zhvilluar takime në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernst ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ambasada amerikane nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me takimet e senatores Ernst në Prishtinë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.