Rajoni

Serbët dhe kroatët përballen në fushëbetejat e Ukrainës (Video)

Numri i kroatëve që kanë shkuar në Ukrainë të luftojnë kundër forcave separatiste pro-ruse është gjithnjë e më i madh. Krahas luftës për mbrojtje të territorit të Ukrainës, kroatët prosisin edhe serbët që po luftojnë në anën e separatistëve pro-rusë se do ta pësojnë keq.

serb-euml-t-dhe-kroat-euml-t-p-euml-rballen-n-euml-fush-euml-betejat-e-ukrain-euml-s-video_hdNë një video që po qarkullon në internet shihen dy kroatë të cilët liderin rus, Vlladimir Putin, e quajnë komunist dhe një Stalin të ri, kurse u bëjnë thirrje motrave dhe vëllezërve kroatë që të shkojnë në Ukrainë dhe të luftojnë bashkërisht me shpresë se do ta takojnë edhe serbët, të cilët, siç thonë ata “do t’i përshëndesnin në mënyrën e tyre. Serbinë dhe qytetarët e saj ata i quajnë agresorë.

“Ne jemi vullnetarë nga Kroacia dhe kemi ardhur në bazën e Kievit para 20 ditësh. Po përgatitemi që së shpejti të nisemi për në Mariopol dhe shpresojmë që shpejt do të jemi në fushëbetejë”, thonë kroatët.

Thonë se janë nacionalistë dhe përkrahin pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

“të njëjtin problem e patëm edhe ne me agresionin nga ana e Serbisë, prej 1991 deri më 1995. Edhe Rusia po e udhëheq të njëjtën politikë, prandaj kemi vendosur të vijmë dhe të luftojmë përkrah vëllezërve ukrainas”, rrëfejnë ata.

Ata Rusinë e përshkruajnë si një vend komunist, nga e cila Putin dëshiron që sërish të krijojë Bashkimin Sovjetik.

“E dimë që serbët po luftojnë në anën e rusëve dhe kjo tregon se janë të njëjtë. Putini është një komunist, njësoj si Stalini dhe dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe. Këtë Evropa nuk guxon ta lejojë”. Duhet të luftojmë kundër kësaj politike”, thanë ata.
Ndërsa kur bëhet fjalë për serbët, ata në mënyrë indirekte kanë porositur se i pret një takim i ferrit me ta.

“Serbët, që veten e quajnë çetnikë, kanë ardhur këtu dhe po luftojnë në anën e pro-rusëve. Në shpresojmë se do t’i takojmë dhe do t’i përshëndesim në mënyrën tonë”, porosisin ata.

Ata gjithashtu kanë ftuar vëllezërit dhe motrat kroate që të shkojnë në Ukrainë dhe të luftojnë përkrah vëllezërve ukrainas kundër rusëve dhe serbëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button