☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Serbët padisin NATO-n: Përdori uranium gjatë bombardimeve

Kanë kaluar pothuajse 18 vjet nga ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit në luftën e Kosovës, por serbët nuk e kanë hedhur pas krahëve atë.

Agjencia e lajmeve “BIRN” shkruan se Akademia Mbretërore e Shkencëtarëve ka pajtuar një grup ndërkombëtarë juristësh për të paditur vendet anëtare të NATO-s për bombardimet e vitit 1999.

Sipas shkencëtarëve serbë, në këto bombardime, NATO ka përdorur uranium të varfëruar, pasojat e të cilit, sipas tyre ndjehen edhe sot.

“Kemi ngritur një grup ekspertësh serbë dhe të huaj dhe kemi rreth 50 persona nga qyteti i Nishit dhe rrethinat e tij që kanë të njëjtën diagnosë kancerogjene. Por unë nuk jam mjek dhe u takon mjekëve që të përcaktojnë nëse kjo është shkaktuar nga bombardimet apo jo”, thotë Srdjan Nogo, President i Akademisë.

Ai thotë për BIRN se grupi i ekspertëve përbëhet nga 26 juristë dhe profesorë nga Serbia, Rusia, Gjermania, Franca, Italia, Kina, Britania dhe Turqia.

Padia nuk do të ngrihet për gjithë aleancën si bllok në Gjykatën e Hagës. Nogo thotë se paditë do të depozitohen në gjykatat e vendeve anëtare të NATO-s gjatë periudhës së bombardimeve dhe njëra prej kërkesave do të jetë edhe ndihma monetare për trajtimin e pacientëve me kancer në Serbi.

NATO nisi bombardimet ndaj Serbisë më 24 mars të 1999 pas refuzimit të Sllobodan Millosheviç për t’i dhënë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.