Rajoni

Serbi, arrestohen 10 trafikantë. Sekuestrohet sasi rekord armësh

Policia serbe ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim armësh, si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe armatimesh, përfshi këtu raketahedhëse dhe automatikë.

Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç tha këtë të mërkurë se arrestimet janë kryer në veri të Serbisë. Ai shtoi se hetimet janë duke vijuar për të përcaktuar nëse armët kanë qenë me synim shitjen, dhe nëse po për të mësuar destinacionin e tyre.

Stefanoviç deklaroi më tej se në sasinë e sekuestruar kishte eksplozivë, më shumë se 100 granata dore, mina antitank, dy raketahedhëse, një mitraloz, armë automatike dhe gjysmëautomatike, si dhe municione.

Trafikantët e armëve kanë lulëzuar në Ballkan që prej luftërave të viteve ’90, atëherë kur shumë armatime u morën dhe u fshehën dhe më pas u shitën apo u shpërndanë ilegalisht. Disa prej armëve të përdorura në sulmet terroriste të vitit të kaluar në Paris rezultonin ta kishin origjinën nga Ballkani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button