Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,741 ▼0.15%
DOW 53,929 ▼0.09%
NASDAQ 26,507 ▼0.37%
NAFTA 82.70 ▲0.69%
ARI 4,444 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,531 ▼ -1.18% ETH $1,860 ▼ -0.96% XRP $1.0004 ▼ -2.09% SOL $74.8400 ▼ -1.44%
S&P 500 7,741 ▼0.15 % DOW 53,929 ▼0.09 % NASDAQ 26,507 ▼0.37 % NAFTA 82.70 ▲0.69 % ARI 4,444 ▲0.55 % S&P 500 7,741 ▼0.15 % DOW 53,929 ▼0.09 % NASDAQ 26,507 ▼0.37 % NAFTA 82.70 ▲0.69 % ARI 4,444 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Bota

SERBI – Gjuriç: Serbia do të vendosë vetë për menaxhimin e burimeve të saj

– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Përmes një postimi në X, Gjuriç kundërshtoi përfshirjen e Shqipërisë në këtë çështje, duke argumentuar se lumi Ibër nuk kalon në territorin shqiptar.

”Lumi Ibër nuk rrjedh nëpër Shqipëri… Për këtë arsye, Shqipëria nuk ka bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin e mënyrës se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare”, shkruan Gjuriç.

Ai e cilëson reagimin e Tiranës si politikisht të motivuar dhe thotë se vëmendja ndaj Ibrit nuk duhet të përdoret për të zhvendosur debatin nga çështjet që Serbia ngre lidhur me komunitetin serb në Kosovë.

”Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime, as askush tjetër jashtë Serbisë”, thekson ministri serb.

Në reagimin e tij, ai shprehet gjithashtu se nuk ka vend për Shqipëri të Madhe apo për projekte të tjera të bazuara, sipas tij, në ekspansionizëm etnik dhe ndryshim kufijsh në të ardhmen evropiane të rajonit.

”Nevojitet një rajon ku kufijtë gradualisht humbasin fuqinë e tyre për të na ndarë; një rajon i hapur ndaj njerëzve, tregtisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit të përbashkët, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti”, shkruan Gjuriç.

Ai vijon duke iu referuar edhe marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit, duke thënë se diplomacia nuk duhet të zhvillohet përmes deklaratave publike, por përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

”Do të ishte më e mençur të ulim retorikën dhe të kthehemi te e vetmja rrugë që mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë për rajonin tonë: marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, barazinë sovrane dhe bashkëpunimin e sinqertë”, shprehet ai.

Reagimi i Gjuriçit erdhi pasi ministri Hoxha shprehu shqetësimin e Shqipërisë për deklaratat e presidentit serb lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

”E mirëpres njohjen nga kryeministri Rama se të drejtat dhe siguria e komunitetit serb në Kosovë kanë rëndësi. Tani presim që kjo njohje të shoqërohet me mbështetje praktike duke filluar me një thirrje të qartë për t’i dhënë fund shembjes së shtëpive të serbëve dhe veprimeve të ngjashme nga qeveria e Kurtit, si dhe për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një detyrim që ende nuk është përmbushur”, shkruan Gjuriç.

”Më lejoni t’i sugjeroj me respekt kryeministrit Rama dhe ministrit Hoxha që, ndonëse interesante, ta lëmë pas diplomacinë përmes altoparlantëve. Dyert dhe linjat tona telefonike mbeten të hapura. Njerëzit tanë meritojnë seriozisht më pak shkëmbime deklaratash dhe më shumë shembuj konkretë se çfarë mund të arrijnë së bashku serbët dhe shqiptarët”, thekson ai./ / a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.