☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.03 ▲0.79%
ARI 4,496 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,306 ▲ +0.75% ETH $2,171 ▲ +0.35% XRP $1.4159 ▼ -0.12% SOL $91.7000 ▲ +0.66%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Serbi/ Mbahen sot zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale. Mbi 6.5 milionë votues

Ditën e sotme në Serbi do të votohet për zgjedhjet e përgjithshme. Në orën 7:00 janë hapur vendvotimet dhe pritet që të mbyllen në 20:00. Ndërkohë mbi 6.5 milionë banorë kanë të drejtë vote.
Sot qytetarët serbë janë duke votuar për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh, për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale – 167 sosh.

Ndërkohë në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tri ulëse në Parlamentin e Serbisë. Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra të votimit, apo 20 qendra të grumbullimit të votave. Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë – praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese.

Zgjedhjet në Serbi fillimisht u caktuan që të mbaheshin më 26 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ato u anuluan dhe më pas u shtyn për 21 qershor. Që disa ditë Serbia ka regjistruar mbi 90 raste ditore me koronavirus. Komisioni Zgjedhor në Serbi ka rekomanduar qytetarët që në qendrat e votimit të shkojnë me maska mbrojtëse, të mbajnë distancën fizike dhe të dezinfektojnë duart para dhe pas votimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.