☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,427 ▲ +1.25% ETH $2,104 ▲ +1.21% XRP $1.4072 ▲ +0.94% SOL $88.1600 ▲ +0.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Sporti

Serbia i kërkon UEFA-s përsëritjen e ndeshjes: Refuzojmë të luajmë në Shqipëri

Pas reagimit të mbarë opinionit shqiptar mbi vendimin e UEFA për humbjen e 3 pikëve dhe gjobitjen e Federatës Shqiptare të Futbollit me 100 mijë euro, ankesa vijnë dhe nga Serbia.

 

Zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanovic
Zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanovic

UEFA ka sjell vendimin rreth incidentit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, sipas të cilit, siç është bërë e ditur, kombëtares serbe i takoi fitorja me rezultat zyrtar prej 3:0. Por për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, Serbisë i janë marrë tre pikët që i takojnë për fitore.

Kjo është arsyeja pse zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) do të ankohen në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).

“Ne do të kërkojmë që ndeshja të përsëritet në një terren neutral, pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të dëshmojmë se mund të luajmë
futboll. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e kthimit. Nuk është normale që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas, dhe ne të kalojmë ashtu si kaluam ditë më parë. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, tha zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanovic për mediat serbe.

“UEFA është marrë vetëm me pasojat dhe jo me shkaqet e incidentit.

Mirë, shqiptarët u ndëshkuan për shkak se nuk e vazhduan ndeshjen, ndërsa ne për shkak të organizimit të dobët të takimit. Megjithatë, UEFA nuk e ka trajtuar faktin se kush e filloi incidentin? Nëse ndërhyrja e politikës është e ndaluar të futet në sport, atëherë është e qartë për
të gjithë se çfarë bënë shqiptarët”, përfundoi Milanovic.

Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas futjes së tifozëve serbë në fushë, të cilët më pas sulmuan futbollistët
shqiptarë.
Qeveria shqiptare e konsideroi vendimin e UEFA ndaj Shqipërisë të padrejtë si dhe i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit të ndjekë të gjithë hapat e nevojshëm për këtë cështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.