Rajoni

Serbia pesimiste pas vizitës së Steinmeirit

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar se nuk është optimist i madh pas bisedave me ministrin e Punëve të jashtme të Gjermanisë Frank – Walter Steinmeier.

“Nuk mund të them nëse zoti Steinmeier ka thënë qartë se kapitujt negociues do të hapen deri në fund të vitit. Ai ka thënë se mendon se do të arrihen kushtet për këtë gjatë vitit”, ka thënë Nikoliq për gazetën e Beogradi “V.Novosti”, transmeton Koha.net.

I pyetur çfarë konkretisht Berlini kërkon nga Beogradi lidhur me Kosovën, Nikoliq ka thënë se kërkesa është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka theksuar se Steinmeier i ka transmetuar se Marrëveshja e Brukselit vetëkupton edhe formimin e Asociacionit serb të komunave dhe e me marrëveshje nuk është paraparë që konstituimi i tij “të lidhet me legjislacionin e Prishtinës dhe as të jetë në përputhje me atë serb “.

“E pse ne do ta hidhnim poshtë legjislacionin serb e do të veprojmë ekskluzivisht me atë që thonë ligjet e Kosovës? Po edhe ata le t’i ndryshojnë ca ligje nëse tashmë po bisedojmë”, ka thënë ai .

Në pyetjen nëse ministri gjerman ka vendosur kusht njohjen e Kosovës, Nikoliq ka shtuar se “Steinmeier i ka thënë se nuk ka kurrfarë kushti lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës e i cili të ndikojë që të mos hapen negociatat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button