Politika

“Sfidat dhe mundësit për Tiranën”- Ambasada Amerikane përball kandidatë për Bashkinë

ambasadaNë Tiranë nisi punimet konferenca “ Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, përmes së cilës qytetarët do të njihen me vizionin që kanë kandidatët gjatë mandatit të tyre qeverisës për 4 vite në krye të Bashkisë.

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Halim Kosova vuri theksin tek hapja e vendeve të reja të punës, si dhe krijimi i lehtësive fiskale për biznesin.

“Do punojmë në mënyrën më të mirë të mundur për qytetarët. Punësimi është kryefjala e problemeve të çdo familje, në qendër e periferi, ndaj misioni im për bashkinë e ardhshme është përqëndrim se si të hapim vende pune. Do të ulim 30 % të taksave për të cilat Bashkia është përgjegjëse. 8.2 mln dollarë është fondi garancisë i menduar për të financuar bizneset, për të gjithë ata që kanë një projekt. Do të krijojmë një klimë miqësorë, do të minimizojmëburokracitë për hapjen e biznesit, krijojmë plane urbane të mirëpërcaktuara dhe të organizuara. Detyrat janë të ndara, unë do t’i kërkoj qeverisë për lehtësi për to, si rrugë e vetme për zhvillim dhe punësim”, theksoi Kosova.

Konferenca “ Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, u organizua nga Revista Monitor dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, me mbështetjen e ambasadës Amerikane. U mendua që të konsistojë në një bashkëbisedim mes të gjithë kandidatëve, të cilët përpara aktorëve të ndryshme të fushës ekonomike dhe jo vetëm të vendit tonë, të shpalosin programin e tyre, më së shumti në karakterin ekonomik për qeverisjen e kryeqytetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button