☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,779 ▼ -1.21% ETH $2,376 ▼ -1.34% XRP $1.2837 ▼ -3.12% SOL $102.0400 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Merkel: Lufta civile në Siri zgjidhet vetëm me Rusinë

merkelllRusia është e nevojshme për të përballuar krizat ndërkombëtare, thotë kancelarja Merkel në intervistë me DW. Megjithatë në rrethin e vendeve më të industrializuara, -G7, Moska aktualisht nuk është e mirëpritur.

Një zgjidhje për luftën civile në Siri, sipas mendimit të kancelares gjermane Angela Merkel (CDU), mund të arrihet vetëm me përfshirjen e Rusisë. Prandaj Moska në formatet e tjera të bisedimeve, ndryshe nga raundi i G7, mbetet “një partner i rëndësishëm”, si për shembull për zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor iranian, tha Merkel të premten për Deutsche Welle në Berlin në një intervistë me kryeredaktor Dagmar Engel. Edhe eliminimi i armëve kimike nga Siria është arritur vetëm me ndihmën e Rusisë.

Në intervistë kryetarja e qeverisë gjermane u shpreh edhe lidhur me krizën e borxhit të Greqisë. Ajo shpreson, dhe këtë do ta thotë edhe në G7, se bisedimet që po zhvillohen me Athinën “mund të përfundojnë me sukses.” Pak para takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive këtë të dielë, Merkel, e cila mban aktualisht presidencën e G7, është prononcuar në intervista të ndryshme në kanalet kryesore të lajmeve të botës perëndimore.

Në të njëjtën kohë Merkel theksoi se Rusia aktualisht nuk mund të përfshihet në formatin G7. Moska vitet e fundit “nuk u është afruar” shumë ideve të vendeve kryesore të industrializuara, argumentoi kancelarja. Me pranimin e Rusisë në rrethin e G7 në vitin 1998 janë pritur “më shumë gjëra të përbashkëta”, veçanërisht në kuadrin e përpjekjeve të mbrojtjes. Si shembull kancelarja theksoi partneritetin NATO-Rusi. Të dyja palët themeluan në këtë kontekst në vitin 2002 një këshill të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.